Ish-kreu socialist Nano kunder perjashtimit te Islamit
Ish-kryesocialist, Fatos Nano zhvilloi sot homazhe në ambasadën çeke në nderim të figurës së shquar të ish-presidentit, Haclav Havel, cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Por, krahas nderimit të ish-heroit antikomunist Havel, Nano iu përgjigj interesimit të medias lidhur me zhvillimet më të fundit në skenën politike.
Kështu, duke iu referuar garës së ardhshme për postin e kreut të shtetit, ish-kryetari socialist Nano vlerësoi se “unë nuk besoj në garë me të shkuarën, pasi jam në garë me idetë, në garë me ata që respektojnë integrimin”. Njëkohësisht i pyetur nëse Partia Socialiste do të propozjë emrin e tij për një garë të tillë, Nano deklaroi prerë se “’ PS nuk ka vdekur”.
Ndërkohë që ndalur në vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetit Kastriot islami, ish-kryetari Nano shprehu besimin e tij se “PS do të ketë forca për ta korrigjuar këtë gabim të madh”.