Basha: Projekt-buxheti mbështet filozofinë qytetare

Tetë projekte të rëndësishme të infrastrukturës rrugore të kësaj njësie bashkiake mbështeten nga projekt - buxheti i vitit 2012.
“Në Njësinë Bashkiake numër 10 e cila është nje njësi me vlera historike dhe ndër më të vjetrat e Tiranës, ne kemi parashikuar për vitin e ardhshëm 8 projekte, të cilat kanë të bëjnë me rrugët “Bogdani”, “Islam Alla”, “Mujo Ulqinaku”, “Him Kolli” , “Gjon Muzaka”, Mine Peza, “Mihal Duri” dhe “Hajdar Hili”.
Në projekt - buxhet parashikohet rikonstruksioni i pjesshëm, shtesa anësore dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën “Avni Rustemi” dhe rikonstruksioni i plotë dhe shtesa e ambienteve në shkollën e mesme “Qemal Stafa”, theksoi Kryebashkiaku Basha.
Po kështu, ai i ka njohur banorët edhe me parashikimet e projekt – buxhetit, për gjithë qytetin. Basha bëri të ditur se qyteti nuk do të trajtohet pjesë-pjesë, por si një i tërë, duke iu përmbajtur filozofisë, që qyteti fillon në pragun e derës së çdo qytetari. /Start/
2011-12-22 16:10