Steve Jobs, do nderohet me Grammy Awards
Steve Jobs, bashkë-themeluesi i “Apple”, i cili vdiq tetorin e kaluar, do të nderohet me çmimin më prestigjioz në muzikën amerikane, Grammy Awards, pas vdekjes. Këtë lajm ekskluziv e kanë publikur organizatorët e kësaj ceremonie madhështore.
“Jobs do të shpërblehet për dhënien e kontributit sa i takon teknologjisë dhe krijimit të tyre, të cilat kanë transformuar botën duke konsumuar kështu muzikë, televizion, filma dhe libra, shpjeguan më tej organizatorët e Grammyt, me anë të një deklarate.
Përveç çmimit të dedikuar atij, vlerësime të tjera do ti jepen këngëtares amerikane Diana Ross dhe muzikantit brazilian Tom Jobim, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1994.
Ceremonia e “Grammy Awards”, do të mbahet në datën 12 shkurt në Los Anxhelos.