Dosena është i Napolit
Marrëveshja është arritur mbi bazën e pesë milion eurove. Drejtori sportiv i Napolit, Rikardo Boigon, të hënën ka udhëtuar drejt Anglisë për të biseduar me drejtuesit e Liverpulit. Mesa duket, bisedimet kanë qenë të frytshme.Mbrojtësi 28-vjeçar u transferua në “Anfield Road” në vitin 2008, por asnjëherë nuk arriti të zërë një vend në formacionin e parë në skuadrën e Rafa Benitezit.