E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet i moshuari me municione

Në pranga në kushtet e flagrancës ra shtetasit, Resul Idrizi, 62-vjeç, banues në lagjen “Vullnetari” Elbasan.

Arrestimi i tij u be pas një informacioni të marrë nga ana jonë, u informuam se ky shtetas posedonte në një magazinë në afërsi të banesës së tij armë dhe municione.

Menjëherë u shkua në banesën e tij, nga ku u ushtrua një kontroll i imtësishëm në këtë magazinë. Gjatë kontrollit të policisë, iu gjetën  1 armë zjarri automatike, rreth 500 copë fishekë automatiku si dhe disa fitila zjarrpërcjellës. Po punohet për dokumentimin e plotë të veprës penale.

Materialet ne ngarkim te 62-vjeçarit do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./Start/

                                                                                             2012-01-25 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›