E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, probleme në akse rrugore e porte

Foto Ilustruese

Ulja e temperaturave, shoqëruar me reshje bore në shumë zona e me reshje të dendura shiu në të tjera ka risjellë problemet me qarkullimin në një sërë aksesh të vendit dhe ka penguar punën në porte.

Mëngjesin e sotëm, ka pasur vonesa më mbërritjen e trageteve në portin e Durrës, për shkak të detit të trazuar e dallgëve të mëdha.

Kapiteneria ka bërë me dije se forca e dallgëve është 6 ballë dhe për shkak të problemeve në lundrim ende nuk ka mbërritur në port trageti i linjës Bari-Durrës.

Probleme ka në qarkullimin në zonat që janë zbardhur nga bora. Kështu në qafën e Llogarasë në Vlorë policia udhëzon përdorimin e zinxhirëve në rrota, pas të cilët qarkullimi është i pamundur.

Ndërkohë, shumë komuna në zonat e thella janë izoluar nga bora.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›