E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi i Prendit: S’kam qenë te Kryeministria më 21 janar

Margarit Kume, shoferi i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendit, i cili dyshohet se ka penguar hetimet e ngjarjes së dhunshme të 21 janarit, duke ndërruar tytën e armës së tij me atë të eprorit për të fshehur vrasjen e Faik Myrtaj, ka shtangur kur është vënë përballë fakteve objekt akuze.

Ai as që kishte qenë me 21 janar para godinës së qeverisë, as kishte qëlluar. “Nuk di kush e ka ndërruar tytën e pistoletës time. Nuk mund të vë gisht mbi askënd. Unë jam i sigurt që nuk kam qëlluar me 21 janar”, është shprehur Kume, citon GSH.

Margarit Kume ndodhet në masën e arrestit shtëpiak dhe pritet që të japë shpjegime të hollësishme lidhur me akuzën në ditët në vijim, pasi sipas prokurorisë ai ka ndryshuar tytën e armës me atë të Ndrea Prendit, duke tentuar në këtë mënyrë të pengojnë hetimin për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit. /Start/

                                                                                             2012-01-25 08:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›