Kuvendi: Neranxi do hetohet për kontrabandë
Deputetët votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit të LSI-së Nikollaq Neranxi, dhe lejimin e Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet për kontrabandë mallrash.
Deputetet qe i eshte hequr imuniteti
TIRANE- Kuvendi miratoi sot me shumicë votash heqjen e imunitetit të deputetit të LSI-së, Nikollaq Neranxi. Kërkesa u bë nga Prokuroria e Përgjithshme për nisjen e hetimit penal ndaj Neranxit lidhur me dyshimet për kontrabandë mallrash.
Në seancën e sotme parlamentare deputeti i PD-së Ilir Bano lexoi raportin e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit i cili në unanimitet ishte votuar pro dhënies së autorizimit për ndjekje penale ndaj Neranxit.
Vetë deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi e cilësoi heqjen e imunitetit parlamentar si "skenar të ulët politik dhe të nxitur me qëllim para zgjedhjeve të 28 qershorit".
Heqja e imunitetit të deputetit Neranxi, u bë me votim të fshehtë me elektronikë dhe 62 deputetë votuan pro kërkesës së prokurorisë.
Më 13 mars 2008 Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit të grupit parlamentar "E majta për Integrim", Nikollaq Neranxi. Kërkesa e saj erdhi pas dyshimeve të organit qendror të akuzës për kontrabandë mallrash nga ana e deputetit Neranxi.
Pronar i një subjekti privat të tregtimit të lëndëve ushqimore, Nikollaq Neranxi dyshohet për kontrabandë mallrash me vlerë mbi 13 milion lekë të reja. Në janar të 2009, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave paditi penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme deputetin për kontrabandë mallrash me vlerë mbi 13 milion lekë të reja.
(s.g/BalkanWeb)