Berisha njoftoi protestë kombëtare më 12 nëntor, reagon Meta: Koha e demokracisë direkte po vjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij në lidhje me protestën e 12 nëntorit, e thirrur nga Sali Berisha. Sipas Metës, me protestën po vjen “koha e demokracisë direkte”.
“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!”, shkruan ai në Facebook.
Meta dhe Berisha zhvilluan një takim këtë të mërkurë në selinë e PD, ku u diskutua në lidhje me zgjedhjet vendore të 2023. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Meta tha se ai mbështet primaret dhe se PL do të jetë pjesë e procesit me kandidatët e saj.
/rtsh.al/