E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Procesi për primaret i vonuar, marrëveshja me Berishën formalizohet brenda 24-orëve! Kemi shtet fashist

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ka dhënë detaje lidhur me takimin e mbajtur me Kryetarin e Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi I Rithemelimit, Sali Berisha për zgjedhjet vendore. Teksa i ka konsideruar primaret e Berishës si mjaft të vonuara, Meta shprehet se në Shqipëri është vendosur një regjim fashist dhe i dhunshëm.

“E mban Berisha përgjegjësinë, që shqiptarët nuk presin primaret nga Meta dhe Berisha, por fitoren. Ai e ka ideuar, e ka nisur këtë proces, që unë e kam duartrokitur. Është proces i vonuar, duhet të kishte marrë masat më parë për këtë proces, por duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë se pse kemi të bëjmë me një shtet fashist, me një regjim patrizhionist, të dhunshëm. Do dhjetëfishojë gjobat ndaj biznesit, që t’i përdhunojë. Tha do tu vë tatim të jashtëzakonshëm prodhuesve të energjisë elektrike, special sepse kanë shpëtuar qindra milionë euro me çmimin që ja japin  FTL-së, shtetin, 7 herë më pak se sa importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit e bën këtë se se kam unë fajin për vjedhjet e tij. 1.3 miliardë euro borxhi në OSHEE i bandës së qeverisë dhe ta paguajnë qytetarët hajdutërinë e kësaj bande. E kam thënë shumë qartë, nuk do ketë kandidatë kundër apo kandidatë që do konkurrojë me kandidatët e opozitës nga Partia e Lirisë. Është betejë vendimtare kundër regjimit monist. Nëse kemi ndonjë kandidat diku të bëhet pjesë e procesit të primareve”, tha Meta.

Pyetur për protestën kombëtare, Meta u shpreh se është një çështje që kërkon konsultim të gjerë dhe shumë shpejt do të ketë komunikim. “Ne kemi biseduar dhe për këtë kërkesë të qytetarëve, shumë shpejt do ketë një komunikim sepse është një ccështje që kërkon një konsultim më të gjerë”, tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se brenda 24 orëve do formalizohet marrëveshja me Sali Berishën. Ndër të tjera, Meta paralajmëroi Kryeministrin Rama dhe deputeti Lulzim Basha do të përfundojnë si Mulosini dhe Klareta.  “Besoj se kam qenë shumë i qartë, shumë shpejt do formatizohet marrëveshja, referendum-primare, primare-referendum. Besoj brenda 24 orëve do formalizohet, unë jam gati dhe brenda 2 minutash.

Së pari, duhet të keni parasysh që unë i mbaj premtimet, ligjet që bën djali i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama, nipi i Spiro Kolekës, unë me tolerancën më të madhe, do ja fus atje ku I shijon më shumë atij. Do kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës, dashnores së Musolinit.

Për çështjen e dosjeve, që është e mbaruar dhe ata të 5 kanë përgjegjësi penale, dhe një tjetër dhe personale sepse është autori i falsifikimeve të drejtpërdrejta dhe ka dëmtuar persona të cilët janë në jetën e tyre private dhe kanë fëmijët shumë më të mëdhenj se këta kanë qenë në atë kohë, duhet të dini se parlamenti i Tiranës i ka gati 10 komisione hetimore dhe një është vetëm për korrupsionin e bashkisë së tiranës që ka të bëjë me autoritetin e dosjeve. Shkatërrimi I Tiranës, korrupsioni është problem kryesor që kanë qytetarët. Vrimë miu s’do ketë për ta”, tha Meta.

Meta pas takimit me kreun e PD-së, Sali Berisha bëri me dije se kishte propozuar një emër për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk preferoi të bënte me dije emrin e tij.

Meta dhe Berisha kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale, teksa ky është takimi i dytë që zhvillohet mes tyre. Kujtojmë se Presidenti Bajram Begaj, dy ditë më parë, dekretoi datën 14 maj për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›