Kriza energjetike/ Vuçiç takim online me Ramën dhe Kovaçevskin: Biseduam për sigurimin e një dimri të sigurt për qytetarët

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një “takim online” me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçervski. Lajmin e ka bërë me dije vetë Vuçiç në rrjetin social Instagram, i cili thotë se biseda me Ramën dhe Kovaçevskin është bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Në fjalën e tij Vuçiç theksoi se kjo nismë përkthehet në paqe, prosperitet dhe e ardhme e sigurt për njerëzit e rajonit. Rama, Vuçiç dhe Kovaçevskit diskutuan për hapat e përbashkët që duhen ndërmarrë për dimrin e vështirë, duke iu referuar krizës energjetike.
“Kam biseduar me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit”, shkruan Vuçiç.
/rtsh.al/