E Enjte, 5 Nëntor 2026

FAO mbështet Shqipërinë në integrimin e BE

Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe bujqësinë po mbështët shqipërinë në intergrimin e Bashkimit Europian. Në një intervistë për RTSH përfaqësuesi i FAO-së, Rajmund Jehle tha se Shqipëria duhet të ketë përmirësime të mëtëjshme në mënyrë që shqipëria të jetë gati për antarsimin në BE.

Ndërkohë,  Jehle u ndal edhe tek rritja e çmimeve në nivel global. Ai tha se gjatë 12 muajve të fundit ka një rritje me 25 %. Jehle vë theksin se është e rëndësishme të investohet në transparencën e cmimeve dhe mbledhjen e të dhënave.

Përfaqësuesi i FAO-së përgezoi të gjithë intancat për rikuperimin e shpejt nga tërmeti i cili ka prekur disa qytete në nëntor të vitit 2019.

Shqipëria ka shënjuar trend pozitiv në eksportet e frutave dhe perimeve, që është premtuese dhe e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›