Berisha nxënësve në Shkodër: Gjithçka për ëndrrën tuaj europiane
TIRANË- Kryeministri Berisha ka vijuar edhe sot inaugurimin e një tjetër shkolle. Këtë herë është ndalur në Barbullush të Shkodrës, nga ku ka premtuar para nxënësve se qeveria e tij do bëjë gjithcka që ëndrra e tyre europiane të bëhet realitet.
“Në këtë mandat u arrit lëvizja e lirë dhe rekomandimi i statusit. Ju premtoj që do bëjmë gjithcka ëndrra juaj europiane të bëhet realitet”, ka thënë ai.
Berisha shtoi më tej se politika kryesore për të është shkollimi i fëmijëve. “Nuk ka politikë më të mirë se krijimi i kushteve për nxënësit”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)