Kryeministri Berisha ne France per Kongresin XX te PPE-se
Diten e djeshme kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha ka udhetuar ne drejtim te Frances ku do te marre pjese ne punimet e Kongresit te XX-te te PPE-se i cili do te zhvillohet ne qytetin e Marsejes ne datat 7 dhe 8 dhjetor. Ne vijim te kesaj axhende kreu i qeverise shqiptare ne daten 9 dhjetor do te takohet me homologun e tij francez Fransua Fillon me te cilin pritet te diskutoje ne lidhje me zhvillimin dhe fuqizimin e marredhenieve dypaleshe dhe ne lidhje me procesin e integrimit evropian.. Kongresi XX i PPE-se do te diskutoje mbi situaten ekonomike ne Evrope dhe ceshtjen e nje forcimi politik dhe integrimi te metejshem ekonomik fiskal e social si nje pergjigje ndaj krizes ekonomike ne eurozone. Kreu i qeverise shqiptare do te mbaje edhe nje fjalim ne diten e pare te kongresit. Gjithashtu partite Popullore evropiane dhe grupi i saj parlamentar ne Parlamentin Evropian do te zhvillojne nje seminar te perbashket me teme Bashkimi Evropian dhe zgjimi demokratik ne Mesdhe. Mbeshtetja e pranveres arabe duke shtuar ndihmen per demokracite e reja. Ndersa ne diten e dyte kreu i qeverise shqiptare do te marre pjese ne samitin e kryetareve te shteteve dhe kryeministrave te PPE-se qe i paraprin mbledhjes se Keshillit Evropian. Gjate kesaj vizite ai gjithashtu do te takoje ministrin francez per Energjetiken Erik Beson si dhe do te vizitoje ekspoziten Faqet e arta te fotografise shqiptare e celur ne Paris ne Shtepine Evropiane te Fotografise.