E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha opozites Ta nisim punen nga reforma zgjedhore

Ftesa

Kryeministri Sali Berisha e ftoi dje opoziten qe ta nisnin punen per reformat e medha qe i duheshin vendit nga reforma zgjedhore. Sot ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike Berisha pritet ti beje nje thirrje zyrtare Partise Socialiste per te nisur pa humbur kohe punen per reformat e medha qe i kerkohen vendit ne prag te progres-raportit te radhes se Komisionit Europian. Ne daljen e tij dje per mediat Kryeministri tha se ai ishte i gatshem te bente pa humbur kohe rregullimet ne Kodin Zgjedhor sipas te gjitha rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Po keshtu Kryeministri theksoi se ai deshironte qe per kete reforme propozime te bente edhe Komisioni i Venecias. Dua te theksoj se qeveria ne menyre te perseritur ka bere te qarte se eshte teresisht e hapur ndaj Komisionit te Venecias se mirepret kontributin e ketij Komisioni ne reformen zgjedhore e te OSBE/ODIHR-it - deklaroi Berisha. Sipas tij tashme mazhoranca me opoziten i ka gjerat te gatshme ne tryeze. Mendoj se ne perpjekje te perbashket me opoziten ne i kemi te gjitha gjerat tani te qarta ne tryeze. E garantoj se qeveria eshte plotesisht e vendosur te zbatoje te konvertoje perktheje ne ligje e vendime se bashku me opoziten secilin prej ketyre rekomandimeve - u zotua Kryeministri ndaj opozites. Gjate deklaratave te bera ne pranine e Presidentit te Hondurasit Berisha theksoi se integrimi europian duhej te ishte ylli polar qe ndiqte jo vetem mazhoranca por edhe opozita. Qeveria eshte e gatshme e vendosur te beje gjithcka per integrimin e Shqiperise ne Europe. Ky eshte edhe ylli polar i politikes sone por edhe i te gjitha reformave tona - deklaroi Berisha duke e quajtur kete nje proces jo te thjeshte por shume te rendesishem per te pasur nje te ardhme qe shqiptaret meritojne. Ne kuader te reformave Berisha theksoi se qeveria do te pranoje cdo propozim konstruktiv nga opozita dhe do ta vleresoje e shqyrtoje ate me interesin e seriozitetin me te madh. Ky eshte nje qendrim konstant i kesaj qeverie nuk ka lidhje me kushte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›