Topi Reforma zgjedhore fund tregtise me voten
Nje dite para nisjes se sesionit te ri parlamentar Presidenti i Republikes Bamir Topi ka dale ne skene me nje apel ndaj te gjithe deputeteve dhe vete institucionit te Kuvendit te Shqiperise. Me nje hapje domethenese qe keshillon pjesemarrje dhe nderprerje te bojkotit Bamir Topi ka vijuar duke paralajmeruar ndoshta nje rol te ri te tij ne kete faze delikate politike. Parlamenti mjedisi ku merr jete politika dhe votohen ligjet se pari presupozon pjesemarrje...Per keto arsye apeloj partite parlamentare te heqin dore perfundimisht nga cdo forme e bojkotit parlamentar me pasoja te renda per demokracine integritetin e Parlamentit per qytetaret dhe per vendin - tha Topi. Ky eshte apeli me i drejtperdrejte qe i behet opozites shqiptare nga nje institucion i njohur dhe prej saj si i ekuilibruar. Nje fature pergjegjesie per Partine Socialiste kryesisht e cila vjen ne kete sesion nga nje trevjecar demonstratash grevash dhe sidomos bojkoti te vazhdueshem te Parlamentit. Duke theksuar se te gjithe presin nga Kuvendi i Shqiperise me shume pune dhe me pak propagande Topi ka kujtuar ne menyre domethenese se cila ka qene kostoja e kesaj krize te gate politike. Rreth dy vjet me pare Parlamenti miratoi ligjin e fundit me votim te cilesuar me konsensus midis mazhorances dhe opozites. Ne pjesen tjeter te aktivitetit parlamentar nuk kemi pasur me rastin te shohim bashkepunim dypalesh dhe reforma qe burojne prej tij - u shpreh Presidenti. Ai eshte shprehur besimplote ne kapacitetet vendimmarrese te Parlamentit shqiptar i cili nder te tjera sipas tij nuk duhet te lejoje qe kjo krize te gjeje vendin edhe ne vitin 2012 kur eshte 100-vjetori i Pavaresise shqiptare. Por thelbi i mesazhit presidencial ne planin formal ka qene perqendrimi te procesi i integrimit pa te cilin perspektiva shqiptare veshtire se mund te mendohet si pozitive. Shqiperia e vitit 2011 ka nevoje te programoje qartesisht te ardhmen e saj europiane...Ne sapo kaluam zgjedhjet lokale te cilat me gjithe risite e dukshme nuk arriten te bejne diferencen e madhe me disa praktika te gabuara te se kaluares. Reforma zgjedhore duhet ti jape fund tregtise me voten - tha Topi duke folur edhe sa i perket sulmeve personale ndaj tij.