Haxhinasto: Cencusi sipas standarteve, jo manipulime
Ligji për regjistrimin e popullsisë është hartuar në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtar dhe tentativa për manipulim është zero.
Kështu është shprehur Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto në një konferencë për shtyp me delegacionin e Këshillit të Europës për të drejtat e minoriteteve.
Sipas Haxhinastos është e drejta e gjithësecilit për të deklaruar etninë e tij ndërsa theksoi se janë të gjitha mekanizmat për të evituar çdo lloj manipuli me cencusin.
Të njëjtin mendim ka ndarë edhe përfaqësuesja e delegacionit të KiE-së, sipas të cilës secili ka të drejtë të identifikohet me anë të kombësisë që ai deklarohet. Sipas saj, regjistrimi i popullsisë do të realizohet për efekt statistikor.
Ndërkohë delegacioni i Këshillit të Europës do të qëndrojë në vendin tonë deri të enjten ku do të monitorojë edhe zbatimin në vendin tonë të konventës për për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, delegacioni i KiE-së do të takohet edhe me kryetarët e minoriteteve në vendin tonë.