E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-opozitës: T`i votojmë nesër reformat

Kryeministri Berisha ka ftuar sërish opozitën të përmbyllë reformat në mënyrë që ato të votohen nesër në Kuvend. “Data 24 kaloi, po ju ftoj ta lëmë ditën e nesërme. Ju ftoj ta lëmë të mundshme datën 25 maj, ditën e nesërme të mblidhen këto komisione. Nuk jam unë që bllokoj, jeni ju që e doni, ju akuzat se Berisha po e mban peng për presidentin, po ju them urdhëroni që nesër”- tha Berisha ndërsa shtoi se votimi i reformave është në interesin e vendit.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ka dhënë edhe propozimet për arritjen e një zgjidhje pasi sipas tij reforma është lehtësisht e kompletueshme.  "Marrja e kryesisë së radhës së Këshillit të Europës është një përgjegjësi e madhe para të gjithash për tempullin e demokracisë. Ju ftoj të nderojmë këtë datë dhe detyrimet tona. Kemi një thirrje që në 24 maj ta votojmë reformën zgjedhore, duke shprehur vlerësimin për punën serioze që kanë bërë grupet e ngarkaura në këtë detyrë mendoj se reforma është tërësisht dhe lehtësisht e kompletueshme” theksoi Berisha.

Një nga propozimet e Kryeministrit Berisha është që opozita të caktojë një qytet pilot ku të zhvillohet numërimi elektronik.  “Kanë ngelur këto probleme dhe cili është propozimi im për numërimin elektronik. Ne kemi pranuar me bindjen më të thellë që nuk është e sigurtë por nuk na takonte ne ta thonim. 4 muaj rresht përfaqësuesit tuaj kanë sjellë të gjitha amendamentet për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. ODIHR-i kërkon të fillohet me një studim pilot për të krijur besimin. ODIHR-i nuk pranon që kjo të jetë në shkallë vendi pasi në vendin më të zhvilluar makinat u bllokuan dhe kishte mungesë energjie. Propozimi ynë është ky: zgjidhni qytetin pilot dhe filloni” ka shtuar Ruçi.

Sa i takon propozimit të PS-së që dy gjyqtarë në Gjykatë mund të vendosin për hapjen e materialeve zgjedhore, Berisha tha se s`ka interes më jetik për opozitën sesa të abuzojë.  “Merrni vendimin e Gjykatës, përcaktoni rregullat e dy gjyqtarëve dhe hajde e miratojmë. Kur thua që KQZ s`ka punë me këta të dy, ti i ke dhënë pushtetin për ta shtyrë në kalendar pafund finalizimin e procesit zgjedhor. Me këtë kërkesë kërcënoni plotësisht opozitën”, tha ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›