E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi-Berishës: Ju keni frikë nga fjala e opozitës

Në replikë me  kryeministrin Berisha, kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi theksoi se kryeministri spekulon me propozimet e të majtëve për reformën zgjedhore.
 

“Nuk është e vërtetë se PS ka kërkuar që Avokati i Popullit të zgjedhë kreun e KQZ, Berisha spekullon edhe këtë herë. Hajde të përmirësojmë nenin për gjyqtarët në Gjykatë. Por, as për këtë ju nuk doni. Zgjidhni ankimimimin, riformatimin e KQZ, çekimin e kartave dhe transparencën e zgjedhjeve dhe hajde ta votojmë, jo nesër, por që sot pasdite po deshët”, deklaroi ai.

Sipas tij ka dy probleme që opozita nuk bie dakort  për reformën zgjedhore dhe parlamentare. “Çështja është tek dy probleme: 1. Në shumë pika që komisioni është dakortuar ju jeni bërë pishman. Ju nuk përmendni një problem që është KQZ. Ju nuk merrni në konsideratë një rekomandim të raportit të ODIHR-it për KQZ-në. 2. Ne nuk kërkojmë që të heqim të drejtat e tua si kryeministër por duan fjalën tonë. Ke folur si kryetar i opozitës në këtë parlament dhe ne nuk të kemi penguar. Këtu kemi të bëjmë me funksionin demokratik të parlamentit. Ne kërkojmë: 1. Fjalën e lirë; 2. Kontrollin parlamentar, keni disa kërkesa për interpelanca dhe ju nuk vini; 3. Ka shtrembërime të rregullores; 4. kemi kërkuar votimin e fshehtë, dhe ju thoni më gjeni një shtet dhe unë mund të tregoj se 2 shtete në Europë që nuk e kanë, të gjitha e kanë. Kjo e ka penguar reformën parlamentare. Ju keni frikë nga fjala e opozitës. Ju keni frikë nga vota e fshehtë” shtoi Ruçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›