Shpenzimet e çmendura që e futën Greqinë në krizë

Punonjes ne zyre / Foto arkiv
Teksa Greqia është zhytur në një kaos ekonomik dhe pensionet e rrogat janë gjithnjë e në ulje, disa institucione greke vazhdojnë çmenduritë e tyre me shpërblime për larje duarsh, për dërgesa faks, por edhe për transportin e zarfeve nga një zyrë në një zyrë tjetër.
Kompania hekurudhore greke OSE u jep 280 euro shpërblim në muaj çdo punonjësi, për larjen e duarve. Preteksti është nevoja për të larë duart shumë herë në ditë gjatë orarit të punës. Para se të fillonte kriza financiare në Greqi,këta punonjës merrnin shpërblim 580 euro në muaj për të blerë detergjentë.
Por çmenduria greke nuk sos këtu. Kompania shtetërore ISAP (linja e trenit të qytetit Pire-Kifisi) u jep punonjësve të saj 750 euro në muaj ndihmë për shpenzimet e blerjes së produkteve higjienike.
Në listën e shpenzimeve të papara të administratës greke futet edhe pagesa shtesë për transportin e zarfeve nga zyra në zyrë. Me pak fjalë, nëse e keni zyrën ngjitur me kolegun tuaj dhe është e nevojshme ti çoni një zarf, atëherë për këtë “mundim”, ju do të paguheni!.
Banka Kombëtare greke ka një tjetër shpërblim që e merr punonjësi çdo muaj. Është shpërblimi për kujdesin ndaj klientit. D.m.th. që të kujdeset punonjësi për klientin,ai merr një shumë parash përveç rrogës.
Këto janë disa nga qindra arsyet që Greqia u përfshi nga kriza financiare dhe të gjitha këto….i paguajnë pensionistët dhe punëtorët e thjeshtë. / Newsit.gr