E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në QS,probleme me ujësjellësin


Qyteti Studenti si lokalitet përfshin dhe një zgjatim të tijin ndërmjet godinës 23 dhe 15. Atje ku ndahet rruga e asfaltuar nga ajo e pashtruar megjithëse sistemimi me tabelat e emertesave është bërë prej pak kohësh.
Në të dy rrugët "Maksim Artioli" dhe "Gramoz Pashko" ku punimet e firmës zbatuese për sistemin e telefonisë përmes kanalizimeve po zhvillohet duket se dëmtimet ndaj komunitetit të afro 10 mijë
banorëvëe po vijojnë. Në pjesën e sipërme të rrugës tubacionet e ujsjellësit janë dëmtuar, riparuar disi dhe mbuluar pa nivelim nga punëtorët e Albtelekomit.

Vetë komuniteti i banorëve të dy rrugëve në lagjen e poshtme të Qytetit Studenti kanë investuar nga fondet e përbashkëta për të bërë sistemimin dhe nivelimin e rrugës si në rastin e hapjes së kanaleve nga OSSH ja ashtu dhe Albtelekomi, por duket se dëmtimet po vijojnë duke ndrequr një punë dhe prishur disa të tjera. "Radio Televizioni Ora News" ishte dhe një javë më parë për të pasqyruar protestën e banorëve dhe ecurinë e punimeve dhe mesa shihet pak gjëra kanë ndryshuar. Ndërsa burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se një grup ekspertësh të punimeve inxhinierike janë dërguar në Qytetin Studenti për të vlerësuar ligjshmërinë e lejes së punimeve dhe plotësimin e parametrave të ndërtimit nga firma zbatuese. Ende banorët të kësaj lagjeje heterogjene e të re të Tiranës që ndodhet më pranë qendrës së kryeqytetit se Libri Universitar ndodhen në panikun e surprizave verore të gërmimeve me mbyllje kanalesh e hapje telashesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›