E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha para gazetareve

E premte 09 Nentor 2012 2038 SALI BERISHAPrej rreth nje ore kryeministri Berisha po zhvillon nje bashkebisedim me gazetaret ne ambientet e selise se qeverise ku eshte ndalur ne disa nga zhvillimet kryesore ne vend. Berisha qe ne fillim ka ftuar rivalin e tij politik Edi Rama qe te votoje tre ligjet e kerkuara nga Brukseli e qe jane kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat. Kryeministri sqaroi se oferta e mazhorances per opoziten eshte mocioni i votebesimit per 50 anetaret e keshillit te qarkut te Fierit. Berisha solli disa shembuj qe sipas tij tregojne se nje praktike e tille eshte perdorur nga opozita ne disa komuna te tjera. Per kete ceshtje nderkohe pritet qe Partia Socialiste te jape argumentet e saj sot ne emisionin debat ne Vizion Plus ku eshte i ftuar kryetari i grupit kuvendor te PS-se Gramoz Ruci. Nderkohe gjate bashkebisedimit me gazetaret Berisha ka folur edhe per ekonomine. Sipas tij rritja kete vit do te jete ne nivelet e parashikuara ndersa buxheti per 2013 do te jete me i madhi ne histori. Sa i perket problemeve qe po kalon kompania CEZ Berisha tha se marredheniet e qeverise me kete kompani jane transparente ndonese nuk sqaroi nese ajo do te largohet perfundimisht nga Shqiperia dhe gjithcka do te kaloje serish ne duar te shtetit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›