Berisha paralajmëron Bashën: Je i pashpresë para drejtësisë për aferat e kryera!

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi këtë të diel Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha si pjesë të shumë aferave korruptive dhe kriminale. Nga Dibra Berisha shprehu bindjen se Basha do të përballet me drejtësinë për afera si “Tojota Auris” apo “Muzin”.
“Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. I kam thënë që nuk mund të flisje kurrë për “Toyota Auris”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspirim. Secili prej jush të ishit akuzuar me këtë akuzë, pa diskutim do i kishit kaluar disa vite në qeli. Ndërsa kjo dosje u mbyll nga Edi Rama. Kjo ka lidhje me lidhjet Rama Basha. Prokuroria belge vazhdon hetimin. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. I vetmi që është thirrur nga prokurorët belgë në Shqipëri është Brava“, tha-Berisha.
Sali Berisha mëngjesin e sotëm ka qenë në Dibër për të prezantuar për mbështetësit e tij, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore, Premtim Kryemadhi.