Rama vizitë zyrtare në SHBA, të martën takim me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite janë parashikuar takime me sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Misioni i Shqipërisë organizon të hënën e datës 14 shkurt një pritje zyrtare ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të vendeve partnerë, diplomatë të njohur ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të spikatur të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria ka nisur në janar të mbajë statusin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për një mandat 2 vjeçar.
Ndërkohë që në datën 15 shkurt është parashikuar një takim i kryeministri Rama me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në Departamentin e Shtetit.
Agjenda zyrtare e kryeministrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashikon edhe një takim me administratoren e Usaid Samantha Pawer.
/rtsh/