E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha paralajmëron buxhet elektoral për 2012: Do ulim shpenzimet operative

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri i vendit Sali Berisha e ka nisur mbledhjen me grupi parlamentar të PD-së duke thënë se deri në mesin e muajit dhjetor kryefjala e mbledhjeve do të jetë buxheti i vitit 2012. Berisha duke folur për buxhetin tha se PD do të realizoi premtimet e bëra në zgjedhje.

Buxheti i vitit 2012 vjen në një moment kur në mesin e vitit 2013 do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe buxheti pritet të ketë ngjyrimet të forta elektorale.

Do mbështesim objektivat tona politike. Shqipëria do listohet në më të pakta vende që do të rrisin rrogat dhe pensionet. Kjo vjen për shkak të funksionimit të ekonomisë sonë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rritje të vetme të taksave. Modeli ynë është model suksesi i konfirmuar dhe certifikuar nga të gjitha institucionet financiare. Ne do të bëjmë çmos që ta përmirësojmë më tej. Kemi pakësuar ndjeshëm shërbimet operative. Kjo që të mbështesim përparësitë që kemi shprehur në zgjedhje, tha Berisha para deputetëve të PD-së.

Tre objektivat kryesore tha kreu i qeverisë do të jenë rritje e pagave dhe pensioneve, infrastruktura dhe mbjellja e arroreve dhe ullirit. Berisha ka folur edhe për propozimet e opozitës për uljen e TVSH-së për ushqimet bazë.

Të luash një herë të do heq taksën e miellit apo të bukës, tre herë gënjejnë. Një gjë kanë shqiptarët, kanë një gjë të mrekullueshme, të vuajtjen dhe sakrificën dhe për rrjedhojë eksperiencë më të gjatë. Mjerë ata që do tentojnë ti gënjejnë se ia presin vete faturën ata pastaj, vijoi ai.

Gjithashtu ai foli edhe për kongresin e PS-së. Ai u shpreh se kongresi nuk mund të quhet kurban kongres pasi kurbani nuk u pranua.

Në fakt ajo që mund të thuhet dhe përmblidhet është autobusi po ecni para drejtë etërve. Unë dua ti garantoj se nuk do të ketë në atë drejtim as etër as bijë, jo sepse shqiptarët e ndanë ato kohë. E cilësuan si kurban-kongres më duket nga që u ndodh natën e bajramit por në dokrinë, në shenjtëri, kurbani duhet ta pranojë i gjithëfuqishmi. Ti mund të mendosh por të quhet kur të pranohet po nuk tu pranua të shkon kot. Zoti UFO nuk pranon. Tentativa u bë por dështoi, tha ndër të tjera Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›