E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Të përparojnë bisedimet mes Serbisë dhe Prishtinës

Komisioneri për Zgjerim në BE Shtefan Fyle në një prononcim për mediat serbe tha se Serbia ka bërë përparim të theksuar në dialogun me Kosovën dhe se në dhjetor pret statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Këto deklarata Fyle i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkoviç. Ai theksoi se Beogradi është i hapur për dialog konstruktiv me Prishtinën, sidomos për për zgjidhjen e problemeve praktike me rëndësi për qytetarët.

Komisionari u shpreh se nga Beogradi pret vazhdimin e implementimit të ligjeve të miratuara dhe arritjen e progresit në dialogun me Prishtinën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›