Berisha paralajmëron protestë të madhe kombëtare ditën e diskutimit të reformës territoriale në Kuvend

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje në një protestë kombëtare, e cila pritet të zhvillohet ditën kur në Kuvend do të diskutohet reforma territoriale.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në atë që e cilëson si protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi.
“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale”, shkruan Berisha.