MALLAKASTËR/ 76-vjeçari humb jetën për të shuar flakët që ndezi vet

Një 76-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, pasi dyshohet se zjarri që kishte ndezur për të djegur mbeturinat në tokën e tij ka dalë jashtë kontrollit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. I moshuari, shtetasi N. C., dyshohet se kishte ndezur zjarrin dhe më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.