E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha paraqet masat për liberalizimin e vizave

Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror kundër Krimit, kreu i qeverisë u shpreh, për masat që do të ndërmerren për këtë proces, duke nënvizuar këtu miratimin e ligjit për skafet si dhe për procesin e pajisjen e shtetasve me pasaporta. “Për pasaportat e vjetra është përcaktuar viti 2011 si viti i fundit i përdorimit të këtyre pasaportave. Për të gjithë ata që aplikojnë për pasaportat e reja, iu zhvleftësohet pasaporta ekzistuese”, u shpreh Berisha. Ai theksoi më tej se janë plotësuar kërkesat për udhërrëfyesin e vizave. Gjithashtu, Berisha tha se ka një bashkëpunim të shkëlqyer midis policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror kundër krimit. Për procesin e vizave, pritet të vijnë nga BE-ja ekspert, që sipas kryeministrit do të shohin nga afër progresin e arritur në përmbushje të kushteve për këtë liberalizim.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›