Lutaj: Qeveria, e paaftë të garantojë sigurinë publike
Socialistët deklaruan se java që u mbyll u shoqërua nga rritje e pasigurisë së shtetasve. Deputeti Pirro Lutaj tha se ironikisht vetëm në fillim të saj Berisha u shiti shqiptarëve dështimet e policisë si suksese të qeverisë së tij. “Dhe ditët që pasuan shënuan një bilanc lufte në humbjet e jetës së shtetasve. PS rithekson me forcë se është rritur pasiguria e jetës. Ky fenomen, tha Lutaj, është shqetësues për çdo shqiptar që e sheh ditë pas dite se sa pak vlen jeta e tij, pikërisht nga mungesa e sigurisë në vend. “Dy vrasje në tri ditë me nga tri viktima secila, tregojnë më së miri se propaganda qeveritare është abuzuese dhe e paqartë në filozofinë e sigurimit të rendit dhe të qetësisë në vend”, u shpreh Lutaj.
#