Biberaj: Rama-Berisha të ngrihen mbi interesat personale
Ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Aleksandër Biberaj, përshëndeti dje Rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, duke e vlerësuar atë si një dokument profesionist, realist dhe të ekuilibruar. Në një njoftim për shtyp, z. Biberaj përfiton nga rasti për t’u bërë thirrje liderit të mazhorancës dhe atij të opozitës të ngrihen mbi interesat personalo-politike dhe të marrin përgjegjësitë e tyre përpara kombit, të vendosin interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi gjithçka dhe në zbatim edhe të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së, të fillojnë sa më shpejt negociatat në tryezën institucionale.
#