Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Protesta është përshkallëzuar edhe më tej, pasi fermerët kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Ata kërkojnë rimbursim për prodhimet e tyre sipas ccmimeve të garantuara, përmirësime fiskale dhe kredi më të buta.Qeveria greke ka përjashtuar ndihmën financiare të drejtpërdrejtë, por premtoi lëvrimin e një fondi prej 1 miliard eurosh në ndihmë të sektorit bujqësor.