Berisha pas publikimit te videos flet per ullinjte dhe celularet
TIRANE- Ullinjte dhe tarifat e operatoreve celulare kane qene dy pikat ne te cilat eshte perqendruar sot ne mbledhjen e qeverise kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu ai ka permendur cokollatat geshtenjat te cilet shqiptaret i kane shume qejf. Por kreu i qeverise ka heshtur lidhur me videon e publikuar dje ne mediat ku tregoheshin aferat korruptive qe kryheshin nga zv.kryeministri ne zyren e ish-ministrit te Energjitikes Dritan Prifti.
Ne Shqiperi cmimet e telefonise celulare jane ne shifra stratosferike tha kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme te qeverise. Duke e quajtur qeverine e tij qeverine e taksave te uleta Berisha tha se nuk mund te nderhyje ne cmime por do te nderhyje ne taksa.
Tatim fitimi per nje SMS mesazh me celular do te jete 7 deri ne 8 here me i madh nga ceshte sot - tha kryeministri - ndersa cdo impuls per bisedat do te tatohet ne perpjesetim me sa here me i larte eshte mbi rajonin.
Operatoret celulare - tha Berisha - e shesin mesazhin me 100 leke duke e kthyer ate ne bixhoz ne bingo. Thirrjet brenda rrjetit jane gjithashtu jashte cdo lloj proporcioni tha ai.
Ne keto 10 vite shqiptaret kane paguar per celularet e tyre cmime te cilat te krahasuara me koston kudo ne bote do te ishin quajtur skandaloze. Ky ka qene reagimi i ministrit te Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo ne lidhje me cmimet e larta te operatoreve celulare ne Shqiperi.
Nje analize e tregut e ndermarre nga rregullatori AKEP tregon se normat e fitimit te operatoreve mobile me fuqi te ndjeshme ne treg jane jonormale dhe joetike sidomos kur mbeshtetet ne supercmime per qytetaret e nje vendi ku ka ende varferi.
Sipas ministrit Pollo pavaresisht uljes se cmimeve ne 2-3 vitet e fundit celularet ne Shqiperi mbeten me cmimet me te larta ne Ballakn dhe Europe.
Shpresoj qe operatoret te jene bashkepunues dhe qe nje ulje e pritshme e tarifave te terminimit te shoqerohet me uljen domethenese te cmimeve te perdoruesit - tha Pollo
Nje analize e tregut e ndermarre nga rregullatori AKEP tregon se normat e fitimit te operatoreve mobile me fuqi te ndjeshme ne treg jane jonormale dhe joetike sidomos kur mbeshtetet ne supercmime per qytetaret e nje vendi ku ka ende varferi.