Itali demshperblim viktimave

Në rast dëmshpërblimi për një aksident rrugor, të huajt në shtetin e Italisë duhet të trajtohen njësoj si italianët.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Kasacionit e vendit fqinj, pas aksidentimit për vdekje të një të riu shqiptar.
Nëna e viktimës kishte kërkuar njohjen e dëmit moral kompanisë së sigurimit.
Me këtë vendim hidhet poshtë parimi i ligjit për emigracionin, që parashikon aplikimin e dëmshpërblimit vetëm nëse familjarët e viktimës jetojnë në Itali.