Prifti Video e shfaqur ne Fiks Fare eshte e vertete
Deklarata e plote e Ditan Priftit
Kam ndjekur me vemendje dje emisioni Fiks Fare dhe sot reagimin e kristalte te Ilir Metes ku mohon presionin qe ka bere ndaj meje per te dhene tendera dhe koncesione miqve te tij.
Per publikun dua te konfirmoj si deshmitar i ngjarjes se video e shfaqur ne Fiks Fare eshte e sakte dhe permban thenie origjinale te Ilir Metes ne biseden me mua. Video eshte shkurtuar nga versioni original duke u hequr pjese te panevojshme por te gjitha ato qe jane transmetuar jane te verteta. Une kam versionin origjinal te videos dhe do tja ve ne dispozicion Prokurorise. Do tja ve ate se shpejti ne disposicin te gjitha ambasadave te huaja ne vend institucioneve nderkombetare qe na monitorojne dhe merren me zbatimin e ligjit OSBE Bashkimit Europian Keshillit te Europes Komisionit Europian etj etj. Origjinalitetin dhe vertetesine e asaj bisede do kene mundesi ta vertetojne te gjithe.
Ilir Meta pretendon se i jane lexuar buzet ne kete video. Urdheri per anullimin e tenderit ne Albpetrol ne menyre qe tenderin tjeter ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj eshte i qarte si kristali me figure dhe me ze. E kristalte eshte video dhe jo Ilir Meta.
Urdheri kercenues per te dhene nje koncesion hidrocentrali bashkimit te firmave te udhehequr nga vellezerit Tola dhe pasuar nga miku tij Agim Rrapaj dhe ortaku i tij Fatmir Merkaj jane te kristalte ne figure dhe ne ze. Ai ngul kembe me figure dhe me ze te kristalte qe ata kane fituar dhe se po te shkoj ceshtja ne gjykate te larte ata perseri do fitojne sepse ky ka mikesh kryetaren e Gjykates se Larte. Ai me figure dhe ze kristali telefonon Agim Rrapajn nga telefoni i tij dhe ma nxjerr mua ne telefon. Ai ofron 7 si shperblim me figure dhe ze te kristalte. Publiku e kupton qarte kush eshte i paster si kristali Ilir Meta apo video e Fiks Fare.
Ilir Meta ka pasur dijeni prej muajsh per videon dhe sigurisht ai kur u be vete Minister nuk mund tja jepte ate koncesin miqve te tij. Kishte frike qe une nje dite do ta denoncoja. Une kam informuar dhe Z. Berisha prej muajsh per kete video dhe bisede atehere kur ajo ndodhi. I ofrova atij kopje te videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe shihte. Shume njerez e kane ditur brendine e videos por deri dje nuk e kishin pare.
Une kam akoma pak shprese se Sali Berisha do reagoje me pergjegjesi politike dhe atdhetare pas publikimit te ketij skandali. Sa i kristalte eshte Ilir Meta kete ai e di shume mire sic e di dhe une shume mire. Berisha duhet te zgjedhe mes vazhdimit te qeverisjes me Ilir Meten te zhytur ne llumin e korrupsionit apo te shkarkoj ate dhe te kerkoj ne Parlament nje mbeshtetje te re. Loja me dorezim imuniteti apo akuza kunder opozites nuk pi uje. Kercenimi i Ilir Metes se do bej Ministrine shembull transparence duke me kercenuar mua si ish Minister nuk me tremb aspak. Jam mesuar me kercenimet e Ilir Metes dhe te bodigardeve te veshur me pushtet qe i vijne nga pas prej muajsh duke trilluar manipuluar dhe kercenuar mua familjen femijet dhe miqte.
Garantoj publikun median dhe institucionet e pavarura te ketij shteti se kam prova te pakontestueshme per cdo gje qe deklaroj dhe akuzoj publikisht.
DRITAN PRIFTI
DEPUTET