E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja prokuroria sekuestron kaseten

Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar kasetën që përmban videon ku shfaqet zëvendëskryeministri Ilir Meta, që urdhëron ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti të manipulojë tenderat.

Institucioni qendror i akuzës ka hapur hetimet dhe ka nisur procedimin penal, nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe kaseta në këtë rast do të përdoret si provë materiale.

Vetë Meta, aktualisht ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka njoftuar heqjen dorë nga imuniteti, duke u vetëvendosur në dispozicion të drejtësisë.

Në një konferencë për shtyp ai është shprehur se puna e tij ka qenë tërësisht transparente dhe se videoja është vetëm një montazh i pështirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›