Berisha për AFP: Fajin për trazirat zgjedhore e ka opozita. Kjo ishte një fushatë e qetë, nuk pati vrasje
Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për agjencinë franceze AFP, ku ka fajësuar opozitën për situatën e tensionuar përpara zgjedhjeve lokale.
Kjo fushatë zgjedhore ishte më e qetë se më përpara. Ka pasur incidente, por nuk pati vdekje, i tha ai AFP-së në një intervistë të shtunën.
Mendoj se të dielën gjithçka do të shkojë mirë.
Agjencia AFP shkruan se kjo fushatë ka pasur traziara. Të dhënat flasin për mbi 60 incidente, përfshirë tre raste të eksplozivit në makinë e një duzinë raste përplasjesh mes militantëve.
Agjencia citon sërish Berishën të thotë se nuk është fatale nëse nuk fiton.
Çdo vend ka problemet e tij, por këtu kemi një lider opozite që do pushtetin me çdo çmim, që nuk respekton rezultatin e votës, thotë Berisha.
Agjencia thotë se Berisha ka dominuar skenën politike në vend që pas rënies së komunizmit. Që pas rënies së komunizmit, zgjedhjet në Shqipëri janë dëmtuar rregullisht nga dhuna dhe rezultatet janë kontestuar, shkruan agjencia.