KRONOLOGJIA e një fushate të përgjakshme

Kryetari i PS, Edi Rama, viziton simpatizantin e plagosur tek Komuna e Parisit
Disa nga mediat më të mëdha në botë si EuroNews, VOA, AFP e AP raportojnë për mbylljen e një fushate të dhunshme dhe mbajtjen e zgjedhjeve mes tensionit të lartë. Gazeta Tema sjell një kronologji të kësaj fushate të dhunshme
Krim në mes të Tiranës, plagoset kryeinspektori ndërtimor i Bashkisë
4 prill
Kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës, Ardit Kaja, është plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur sot në afërsi të Bashkisë. Mendohet se Kaja është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga dy persona me motor. Kaja ndodhej në makinën e tij kur është qëlluar. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, ka reaguar nga Spitali Ushtarak pas sulmit me armë që iu bë kryeinspektorit ndërtimor, Ardit Kaja.
Rama tha se u qëllua në mes të ditës një shërbëtor i shtetit. Ngjarja erdhi pas incidentit me flamujt e LSI-së. Ne nuk vendosim flamuj aty ku nuk lejohet, u shpreh Rama.
Kaja është përballur me dhunën, tha Rama. LSI ka ndotur qytetin tonë me flamujt. Ajo ka cenuar pasurinë tonë të përbashkët, vijoi më tej kryebashkiaku.
Kaja mbajti një deklaratë dje ku paralajmëroi se nuk do lejohen flamujt e asnjë subjekti partiak në kundërshtim me ligjin e pa marrë leje.
Përplasje në Kashar dhe Bathore mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së
10 prill
Situata politike është acaruar ndjeshëm në Tiranë, aq sa simpatizantët e PS-së dhe PD-së janë përplasur fizikisht mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Kashar dhe shkak janë bërë flamujt.
Sipas deputetit të PS-së, Artan Gaçi, ka thënë se simpatizantët e PD-së dhe kandidati I mazhorancës për komunën e Kasharit, kanë hequr gjatë mbrëmjes flamujt dhe simbolet e PS-së.
Simpatizantët e PD-së po dhunojnë simbolet e Partisë Socialiste. Sot simpatizantët e PD-së ishin edhe të armatosur dhe konflikti shkoi deri në përleshje fizike theksoi Gaçi duke shtuar se policia nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me këtë incident.
Por, mësohet se incidente mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së kanë ndodhur edhe në Bathore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa përfaqësuesit e PS-së kanë kërkuar takim me zyrtarë të OSBE-së dhe policisë, për të qetësuar situatën.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja midis militantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka ndodhur pas një incidenti me makina, ku pas tij, një simpatizant i Partisë Demokratike ka goditur me levë simpatizantin e PS.
Shefi i forcave speciale padit zv/ministrin e Brendshëm: Më kërcënoi të çoja forcat në Kamëz të shtyp militantët e PS
11 prill
Shemsi Prençi, drejtues i forcave speciale, ka paditur zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka, për shkak se ky i fundit e ka kërcënuar. Prençi ka thënë se Peka i ka kërkuar që të çojë forcat speciale në Bathore e të ndërhyjë pas incidenteve të fundit elektorale. Prençi ka thënë se nuk ka pranuar të bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij kjo është e paligjshme. Prençi thotë se Peka i ka kërkuar të shtypë militantët e PS. Prençi thotë se më pas është kërcënuar nga Peka. Për këtë arsye ai është drejtuar prokurorisë. Në dijeni janë vënë edhe ambasadorët.
Sot kam denoncuar incidentin më të rëndë në raste zgjedhjesh. Për një incident që ka ndodhur në Bathore, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka ka kërkuar që unë të shkel ligjin dhe të vë forcat speciale në atë zonë. Kam refuzuar dhe ai më ka kërcënuar dhe ofenduar. Do ti kërkoja zotit kryeministër që standartet që mundohet të ndërtojë në Shqipëri, të mos lejohen ti shkelin e ti mëpërkëmbin njerëz si Avenir Peka, ka deklaruar Prençi.
Prenci tha se ai merr urdhëra vetëm nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe askush tjetër dhe se nuk do pranojë tu bindet urdhërave të paligjshëm.
Nuk do zbatoj urdhërat e paligjshëm të zëvendësministrit Peka. Kërcënimet e tij ishin të natyrave të ndryshme, jo vetëm për vendin e punës, sepse për atë jam mësuar, por edhe fyerje shumë banale sa nuk mund të thuhen për mediat, ka pohuar Prençi.
Tension në bulevard për një çadër të PS, përplasen policia bashkiake me ndërtimorët
11 prill
Në bulevardin kryesor në Tiranë ka pasur tension të shoqëruar edhe nga përplasje fizike mes policisë bashkiake dhe inspektoratit kombëtar të ndërtimit, e cila së fundi drejtohet nga partia e çamëve. Inspektorati kombëtar kundërshton ndërtimin e çadrës, kurse PS pretendon se është marrë leja nga të rinjtë e forumit të PS. Tensioni është rritur dhe palët janë përplasur edhe fizikisht. Policia bashkiake pretendon se nuk ka të drejtë inspektorati kombëtar të merret me këtë çështje, por inspektorati vendor.
Njerëz të LSI sulmojnë mitingun e Ramës tek Qendra Kristal. Plagoset një përkrahës i PS
12 prill
Simpatizantë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë konfrontuar ndërmjet tyre në afërsi të Qendrës Kristal në Tiranë. Incidenti ka ndodhur pranë qendrës Kristal në kryeqytet, ku kreu socialist Edi Rama do të prezantonte kandidatin e PS për këtë njësi. Ndërsa mbështetësit socialistë me në krye Ramën kanë parakaluar para njësisë elektorale të LSI ka ndodhur një përleshje nga disa persona, të cilët kanë ardhur pasi grupi i PS ka kaluar para njësisë së LSI. Nga përplasja ka mbetur i plagosur një militant i PS, i cili u dërgua në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Eglantina Gjermeni, deputete e Partise Socialiste në vendngjarje tha se besojmë se ata që kanë sulmuar janë vërtet ata që përfaqësojnë aleancën e PD dhe LSI dhe janë ata që paguhen me para të pushtetit.
Në vendgjarje kanë ardhur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e disa personave
Pogradec, tritol banesës së kreut të shtabit të PS
17 prill
Shpërthim tritoli në banesen e kreut të shtabit të Partisë Socialiste në Pogradec. Shpërthimi ka ndodhur gjate natës, rreth ores 01:00, në katin e parë të nje pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, në banesën e Vasfi Syzas.
Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e tij, 48 vjecarja Rajmonda Syz. Drejtoreshë e Tatim Taksave në Pogradec.
Fatmiresisht mësohet se nga shpërthimi i tritolit, i vendosur në deren e jashtme nuk ka patur të lenduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ka patur demtim të dyerve, mureve të banesës dhe thyerje të xhamave.
Vasfi Syza reagon në TVNeës24 për ngjarjen duke u shprehur se shkak janë motivet politike, duke përmendur detyrën e tij në krye të shtabit të PS në Pogradec.
Ndërkaq ka reaguar menjëherë kreu i Bashkise së Pogradecit, Artan Shkëmbi i cili gjithashtu e ka cilësuar ngjarjen politike, duke akuzuar drejtperdrejte për lidhje me ngjarjen Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Nga ana e saj, kjo forcë politike nëpërmjet kandidatit për Bashki në këtë qytet z Luan Topciu mohojnë lidhjen me shpërthimin e sotëm, ndërsa kanë deklaruar se ngjarja po merr ngjyra politike për shkak të fushates elektorale.
Sipas policisë, një pistë e hetimeve është ajo e një konflikti që ka pasur kohë më parë djali i Vasfi dhe Raimonda Syzos, me disa persona të tj