Berisha për Ramazanin: Uroj që Zoti ti përkëdhelë shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij
Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka uruar nëpërmjet Facebook-ut besimtarët myslimanë, të cilët kanë filluar sot muajin e Ramazanit.
Të dashur miq, sot fillon muaji i madhnushëm i agjërimit, në të cilin besimtarët sakrifikojnë me qëllim pastrimin e shpirtit për besimin tek Zoti dhe vlerat më të larta njerëzore dhe hyjnore. Me këtë rast unë uroj të gjithë besimtarët myslimanë që këto dite përvëluese dhe net të nxehta, të agjërojnë që sakrifica e tyre të pranohet nga krijuesi i gjithësisë dhe të sjellë paqe, të mira e mbarësi në familjet e tyre, si dhe për mbarë shqiptarët.
Uroj që Zoti t’i përkëdhelë Shqipërinë dhe shqiptarët me mëshirën dhe dashurinë e tij, shprehet Berisha./b.l