E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis hetimi për SMS-në kërcënuese, policia merr në mbrojtje Kosovrastin

Njazi-Kosovrasti-320x249Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, ka bërë një denoncim në polici pasi deklaroi se në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh kërcënues, që lidhet me zgjedhjet në Lezhë.

Kosovrasti tha se atij i kanë shkruar Gjakun e djersën tonë e lan familja jote.

Çështja i ka kaluar tashmë prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

Ndërkohë vetë Kosovrasti është vendosur nën mbrojtjen e policisë.

Jashtë godinës së KQZ janë vendosur dy makina me gjashtë efektivë policie.

Partia Demokratike pretendon se në qarkun e Lezhës ka pasur parregullsi, të cilat i kanë mohuar të djathtës një mandat./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›