E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për Ramën: Kam treguar vetëm të vertetat

Ndërsa ka shpjeguar arsyet e shtyrjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, shefi i mazhorancës qeverisëse ka justifikuar edhe gjuhën e përdorur ndaj kreut të opozitës, Edi Rama.
Përmes një komunikimi me mediat nga Kryeministria, duke iu referuar akuzave personale ndaj Ramës Berisha tha se institucioni i tij publik e detyron që të vërtetat të jenë po kaq publike.
Sipas tij aktet e Edi Ramës janë të dënueshme me ligj dhe se denoncimi që i bëri në sallën e Kuvendit është në mbrojtje të vlerave të shqiptarëve. "Kam bërë detyrën time në mbrojtje të nënave, bashkëshorteve dhe motrave shqiptare kund dhunës në familje" theksoi Berisha
Por kryeministri u është rikthyer sërish akuzave ndaj Edi Ramës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ai akuzoi Ramën si drejtuesin e një prej grupeve mafioze më të mëdha të Tiranës.
Berisha gjithashtu ka theksuar edhe njëherë se në emër të ligjit do t'i shkulet dhëmbët dhe dhëmballët krimit të organizuar. Mafia ka vetëm interesa personale theksoi Berisha duke shtuar se se disa nga intersat janë pushtimi i trojeve, shembja e taksave dhe mbytja e konkurrencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›