E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode, Ramës: S’ka destabilizim antikushtetues dhe dorëzim pushteti



“Rama, njeriu pa familje, po punon kundër Shqipërisë”

Bode akuzon Ramën: Ti synon shkatërrimin e shtetit

Një njeri pa familje që, pasi e ka shkatërruar atë, synon të dëmtojë edhe interesat e shqiptarëve për të lëvizur lirisht në BE, përmes politikave të tij bllokuese. Por pavarësisht kësaj, mazhornaca qeverisëse është e qartë se as nuk do të lejojë destabilizimin antikushtetues dhe as dorëzimin e pushtetit. Ministri i Financave dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, akuzoi dje Edi Ramën, si njeriu që punon kundër interesave të shqiptareve dhe kërkon me çdo kusht dhe forme bllokimin e integrimit të vendit. Që nga Pogradeci, nga foltorja e Kuvendit të PD-së së këtij qyteti, z. Bode bëri të qartë se Edi Rama është njeriu që nuk mund të kuptojë dhe ndiejë dhimbjen e mijëra familjeve të ndara nga emigracioni, të cilat presin dhe kërkojnë liberalizimin e vizave.

“Edvin Rama shikon familjet shqiptare, kombin shqiptar thjesht si shërbëtore të interesave të tij personale. Njeriu që nuk ka familje, njeriu që dhunon gruan në mënyrë publike, e zhvesh lakuriq nëpër plazhet e botës, njeriu që akuzon gruan e parë se fëmijën e vet e ka me të atin. Njeriu që s’ka mundur dot kurrë të ngrejë familje për veten e tij, nuk mund të mirëkuptojë, nuk mund të ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare të ndara përgjysmë dhe që një ditë kërkojnë të bashkohen, të përafrohen me njeri-tjetrin”, - theksoi Ridvan Bode. Funksionari i lartë i PD-së denoncoi më tej përpjekjet e kryesocialistit Rama për të lënë Shqipërinë jashtë familjes evropiane. Më tej Bode shtoi: “Ai me çdo kusht, me çdo formë, me çdo mjet do që të pengojë liberalizimin e vizave dhe integrimin e Shqipërisë. Kjo sipas tij sepse socialistët, Shqipërinë e shohin si një feud të vetin”. “Çdo e mirë e Shqipërisë duhet të vijë nëpërmjet tyre dhe nga çdo e mirë e shqiptarëve ata duhet të nxjerrin përfitimet e tyre personale. Ky është thelbi i kësaj aleance mafioze-politike e cila në momentet më të mbara për Shqipërinë dhe shqiptarët kërkon me çdo kusht të bllokojë proceset e integrimit dhe liberalizimit të vizave përmes krijimit të një situate anormale politike, përmes përpjekjeve për të destabilizuar politikisht dhe nga pikëpamja sociale gjithë vendin”, - tha z. Bode. Sekretari i përgjithshëm i PD-së shpjegoi para demokratëve pogradecarë se mazhoranca është përpara një ultimatumi absurd. Sipas Bodes, ky ultimatum ka dy alternativa: Destabilizim antikushtetues ose na dorëzoni pushtetin. “Në fakt ne nuk kemi ndërmend të bëjmë as njërën dhe as tjetrën. Ne do të qeverisim në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne do të vazhdojmë reformat e thella për të qenë të besueshëm për partnerët tanë evropianë”, - përfundoi sekretari i përgjithshëm i PD-së, njëherësh dhe ministër i Financave, z. Ridvan Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›