E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për imunitetin, ftesë Ramës për ta votuar

Vetëm një ditë para votimit në Parlament të ndryshimeve kushtetutese për heqjen e imunitetit, Kryeministri ka ripërsëritur ftesën për liderin e opozitës, Edi Rama, që të votojë heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
 

Nga Dhërmiu, gjatë një një takimi më të rinjtë demokratë, shefi i mazhorancës tha se imuniteti nuk është kusht i vetëm për statusin kandidat ne BE, por mosvotimi i tij është pengesë në këtë rrugë. Duke mos votuar heqjen e imuniteit Shqipëria i dërgon një mesazh negativ Brukselit tha Berisha.
 

Kryeministri është shprehur para të rinjëve të forumit demokrat optimist për një mandat të tretë qeverisë, pasi sipas tij qeveira po i përmbush premtimet e bëra për qytetarët shqiptarë.
 

Këtë të hënë është përcaktuar nga konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare që të votohen ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Ndërsa palët kanë miratuar një draft të përbashkët për këtë cështje, opozita është deklaruar kundër këtij votimi, pasi kërkon që të bëhen ndryshime të plota në Kushtetutë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›