E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Jo zgjidhje dualiste për serbët e veriut

Hajredin Kuçi

PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka vendosur ti shpërfillë të gjitha strategjitë për integrimin e veriut që mund të bëhen nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, e që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është zotuar se serbëve të veriut nuk do tu jepet asgjë më shumë se serbëve që jetojnë në anët e tjera të Kosovës.

Zgjidhje dualiste për komunitetin serb në veri nuk do të ketë, ka thënë ai për Kohën Ditore. Një nga koncesionet e parapara me planin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, e që del jashtë Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës, është shtimi i numrit të vendeve të garantuara për serbët e katër komunave veriore.

Por Kuçi ka mohuar që Qeverisë ti jetë kërkuar diçka e tillë.  Edhe sikur ti kërkohej ditëve në vijim, ai ka thënë se përgjigjja e Qeverisë, do të jetë Jo. Qëndrimi ynë është çdo zgjidhje, çdo ndryshim, dhe çdo veprim që mund të bëhet, të jetë në harmoni me Kushtetutën, ka ripërsëritur ai.  Realisht, Kushtetuta është një akt që mund të ndryshohet! Po, por ne nuk jemi të interesuar që ta ndryshojmë atë, është përgjigjur Kuçi. Ai ka thënë se në këtë fazë të zhvillimeve politike në vend, është e pritshme që nga qarqe të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë civile të lansohen lloj-lloj idesh e propozimesh për veriun, mirëpo Qeveria do të jetë e hapur me qytetarët për çfarëdo veprimi që do ta ndërmarrë në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›