“Londra 2012”, Felps mbyll karrierën me 22 medalje

Të shtunën, në ditën e tetë të Lojërave Olimpike, amerikani Majkëll Felps ka përfunduar karrierën e tij në not me një tjetër medalje të artë olimpike. Ai ka fituar stafetën në garën e përzier 4x100 metra.
Olimpiku më i dekoruar i të gjitha kohërave lë sportin me 22 medalje olimpike, përfshirë 18 të arta.
Duke folur në konferencën për gazetarë, kampioni amerikan ka thënë:
“Kam qenë në gjendje që vërtet të vë qershinë e fundit në maje”.
Të shtunën, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në krye të tableës së përgjithshme të medaljeve me 54 sosh, për t`u pasuar nga Kina me 53.
Lojërat Olimpike po zhvillohen në Londër dhe ato do të zgjasin deri më 12 gusht.