E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për ngushëllim në familjen e ish-deputetit socialist Kadeli

LEZHE - Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së djeshme në Lezhë ishte për ngushëllime edhe në familjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli, i cili pak ditë më parë humbi të atin.

Kadeli pas largimit nga Partia Socialiste votoi ministrat e rinj të qeverisë Berisha, pas ikjes së LSI-së nga koalicioni i djathtë. Ai gjithashtu tha votën pro shkarkimit të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Muhos, dhe zëvendësimit të tij me përfaqësuesin e PR-së, Klement Zguri.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›