E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha per turizmin Askush se mendonte kete sukses 5 vjet me pare

Ne nje kohe kur i gjithe vendi eshte perfshire nga protesta paqesore te mbeshtetesve te opozites te cilet kerkojne te mos cenohet vota e tyre e lire e 8 majit kryeministri Berisha ka zgjedhur te flase per turizmin.


Ne nje konference per shtyp te dhene ne mesdite Berisha u shpreh se Shqiperia ka hyre ne sezonin turistik dhe fluksi i turisteve po vjen cdo dite ne rritje. Nuk mund te mohohet fakti se ne prill qeverite vendore ishin te angazhuara ne fushaten zgjedhore tha ai.

Ai u beri thirrje te gjithe qytetareve shqiptare qeveritareve vendore te ndjekin me angazhim te plote dhe total finalizimin e te gjitha pergatitjeve per finalizimin e sezonit turistik me te suksesshem.


Ne jemi perzgjedhur si destinacioni i pare turistik i planetit. Le ta vleresojme ne shkallen me maksimale kete mesazh te vecante. Kete sukses askush nuk mund ta imagjinonte 5 vjet me pare tha kreu i qeverise duke perseritur thirrjen ne drejtim te qytetareve shqiptare dhe autoriteteve vendore per te ruajtur te paster ambientin ne kete fillim sezoni turistik.


Ndersa ne lidhje me pyetje te tjera qe kane te bejne me situaten ne te cilen eshte futur vendi pas zgjedhjeve te 8 majit Berisha nuk pranoi te pergjigjej duke thene se konferenca kishte te bente vetem me ceshtjen e turizmit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›