Rrokaj: Institucionet të ligjërojnë rezultatin për Tiranën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën Shezai Rrokaj ka bërë apel sot për certifikimin sa më të shpejtë të rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën.
Në një konferencë për shtyp Rrokaj ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë LSI-së duke votuar në zgjedhjet e 8 majit.
“Sovrani u shpreh dhe askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e tij. Inkurajojmë institucionet të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese për të ligjëruar vulnetin e tij” theksoi Rrokaj.
Më tej Rrokaj ka theksuar se LSI-ja në këto zgjedhje ka fituar 70 përqind më shumë se zgjedhjet e tjera ndërsa shtoi se votëbesimi i qytetarëve të Tiranës do të thotë për këtë forcë politike një shtysë reale për ta motivuar në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët dhe shndërrimit të Tiranës në një kryeqytet europian.