Italia Kujdes ne Shqiperi

Ftohen italianët që ndodhen atje ose që do të shkojnë së shpejti që të informohen sa më shpesh, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime. Njoftimet e përditshme për gjendjen e kohëve të fundit në Shqipëri, ku përmenden bllokimet e akseve rrugore dhe protestat, shoqërohen nga ato të rreth 20 vendeve te tjera ku po kalohen gjendje krize si Libia, Tunizia apo Sierra Leone.
E si për ironi te fatit, përpara pak ditesh e përditshmja e madhe La Repubblica, në rubrikën e saj të udhëtimeve shkruante: “Nëse në mendjet tuaja ky vend ende ngjall kujtimin e anijeve të ngarkuara me refugjatë dhe luftën në Ballkan, duhet të ndërroni ide”.
Gazeta këshillonte Shqipërinë si një vend ku këtë verë mund të kalohen pushime të këndshme duke shpenzuar relativisht pak. Këshillë që bie ndesh me qëndrimin e Romës zyrtare.