Nentedhjeteeshtata
Kombet pa kujtese jane kombe te vdekura ka thene Euripidi.
Duke pare cpo ndodh me cimentohet bindja qe ne jemi nje komb-foshnje nje komb me memorje te shkurter politike e shoqerore. Nje trup adult qe nuk mban mend cka bere kur ka qene femije edhe pse ajo qe ka bere do te jete karakteri i tij perjete.
Ne 20 vjet rrethana demokratike ne bejme te njejtat zgjedhje biem perhere ne te njejtat kurthe mashtrohemi me te njejtat premtime dhe bejme lufte me te njejtat fantazma.
Te qenit nje komb pa memorje nuk eshte deklarate patetike me shume sesa nje konstatim qe secili prej jush mund ta verifikoje personalisht duke blere e lexuar 2 libra te botuar motin e fundit Viti 97 i Mero Bazes Toena 2010 dhe Nentedhjeteeshtata i Fatos Lubonjes Marin Barleti 2010.
PRSHESHI ME KOS
Te dy librat jane komplementare sepse sjellin 2 pamje 2 gjysma te te njejtes molle te kalbur meqenese te dy autoret ne ate kohe kane qene te pozicionuar perkundruall njeri-tjetrit Lubonja prane Forumit per Demokraci dhe Baze prane Presidentit Berisha.
Ky fakti i jep vertetesi kujteses qe perftojne te dy librat sepse perjashton mundesine qe e verteta te manipulohet nga njeri krah ose te jete e pabalancuar nga kendveshtrimi i kundert.
Gjeja e pare qe te bie ne sy tek te dy librat jane emrat e pervecem protagoniste te asaj kohe. Qe nga Kastriot Islami Neritan Ceka Ritvan Bode e deri tek Paulin Sterkaj jane aty aktore ne dramen e madhe.
Vetem se disa prej aktoreve kane nderruar vendet. Disa qe rriheshin dje jane ne podium sot dhe e kunderta. Disa te tjere jane akoma ne te njejtat poste cka na bind se formula cke me te ai pershesh me kos po ha eshte e vetmja formule per te mbijetuar ne politiken shqiptare.
Pra te njejtet protagoniste te njejtat ambicie te njejtat terma e njejta lufte.
Perreth tyre masa e madhe e njerezve perhere e irrituar perhere duke kontestuar duke u ndjere e vjedhur e duke urryer tjetrin.
Nese doni te merrni nje vendim se a duhe te jeni pjese e luftes duhet te lexoni dy libra dhe te freskoni memorjen.
Ajo qe do te kuptoni eshte se ne fund te cdo lufte te njejtet njerez do te bejne rokade ne pushtet dhe me kalimin e kohes dikush do kete nje flashback e do kujtohet Po ky cdo ketu. Atehere do degjoni shprehjen po ckeni me ate ai pershesh me kos po ha
Pershesh me kos por ne sahane ari. Ari dhe firmato madje.
LOJRAT ME MEMORJEN
Manipulimet e pushtetit me memorjen e popullit jane te shumta dhe kur them pushteti nuk e kam fjalen vetem per njerezit qe mbajne poste shteterore. E kam fjalen per kedo qe fale lidhjeve parave dhe postit ka mundesi te shtjere ne dore nje medium.
Nje medium ka shume rendesi. Ne jemi populli-femije qe rri i hutuar para televizorit.
Ne fillim eshte rraketakja. Ajo gjeja qe i tundet ne sy foshnjes qe te harroje qe po qante. Ne thelb rraketakja eshte nje material plastik me ngjyra te ndezura e me nje gogel brenda qe blihet ne Pazar per 200 leke. Memorja e publikut topitet me dhjetera raketake idiote vezulluese e me zhurme me batuta parlamentare me gjokse te bera e thashetheme pa vlere me ligje-shashka e me akuza homoseksualesh.
Mjeti tjeter per te shkulur memorjen eshte bombardimi me artileri te rende informative.
Ne nje vend ku brenda nje jave degjojme llahtarira qe ne Perendim nuk i degjojne per nje shekull qe nga videot korruptive e deri tek sms erotike qe nga shperthimet e fabrikave e deri tek vdekjet aksidentale per gjueti veshi politik topitet mendja nuk reagon me dhe mbetemi si femijet e Kronikes Ne Gur qe gezohen kur plasin bombat e diskutojne cila shpertheu me afer.
Per te na hequr memorjen na heqin ku me stil e ku pa stil pikat e referimit me te shkuaren qofshin keto objekte apo njerez.
Nderrojne monumentet emrat e rrugeve prishin cdo gje te vjeter privatizojne kujtimet blejne cdo gazetar ndosin cdo figure qe ka mbetur ende ne kembe si pike referimi. Analisti qe ti i ke besuar deri dje sot eshte i perlyer.
Cili eshte njeriu qe ju i zini bese ne TV E keni vene re qe ju jeni i vetmi qe e pelqeni
Nje gazetar afrikan shkruante diku qe nje komb pa memorje eshte nje komb pa te vertete per rrjedhoje nje komb pa racionalitet e shi per kete nje komb pa ndricim.
Heqja e memorjes ka te beje me ndricimin.
20 vjet rrethana demokratike dhe ne jemi ende nje popull qe ecen ne erresire duke u kapur per muri ndersa degjojme vetem zera analistesh si zera sirenash.
INCEPTION
Sigurisht per te na manipuluar memorjen duhet dhe ndihma jone.
Ne kemi frike te perballemi me te kaluaren. Ne kemi frike nga perballja me 97-n. Jemi si ata burrat a grate qe preferojne me mire te mos e dine qe bashkeshorti i tradheton ngaqe kane frike nga perballja me te verteten. Me tradheto bej ca te duash mjafton qe une te mos e di
Tek filmi Inception i Christopher Nolan ekziston nje ekip i specializuar qe penetron mendjen tende qe futet ne endrrat e tua dhe manipulon kujtimet e tua e me keq akoma idete tua.
Sesa mund te realizohet kjo varet nga rezistenca e vete njeriut. Sepse cdo lloj manipulimi mund ti rezistohet. Rezistenca qe une dua tju propozoj eshte qe te lexoni 2 libra. Dy libra mbi 97-n. Perpara se te merrni vendimin te perfshiheni emocionalisht e fizikisht me tej ne gjithcka qe po ndodh duhet pak ndricim nga ajo qe kemi kaluar.
URBANIZMI I DYT
Tek Nentedhjeteeshtata e Lubonjes mund te ndjesh qartazi qe asgje nuk ka ndryshuar nga 1997-a ne 2011-en. Nje personazh bertet ne miting Hajdutet jane atje te ndershmit jane ketu. Termi grusht shteti eshte perdorur dhe atehere thuajse ne te njejtin kontekst. Ne mes te drames kombetare fanatiket qe ulerasin Rrofte....
Ne trazirat e 97s autoritetin e moren te fortet ata qe jepnin garanci se perballeshin me situaten.
Ambasadoret bejne po ate qe bejne sot. Vijne per te perfaqesuar e mbrojtur interesat e vendit te tyre por kuptojne qe ketu konsiderohen si te deleguar te perendise e fillojne te veprojne si te tille. Lubonja endet ne kufijte e tezes Shqiperia e meriton Berishen fq 189. Kjo eshte e vertete po aq sa sic thote ai Berisha eshte perfaqesues i njeriut mbizoterues ne shoqerine shqiptare njeriut te mbajtur ne izolim e padituri tek i cili mpleksej ne formen me primitive kulti i te fortit me nenshtrimin e mercenarit ... Ky njeri i frikshem qe vinte kryesisht nga fshati po kryente tani urbanizimin e dyte te Shqiperise.
Ai po zbriste ne qytet ... Kush arrinte ta manipulonte agresivitetin e ketij njeriu behej tejet i fuqishem...
DALTONIZMI
Forca jone nuk duhet konsumuar ne heqjen e nje njeriu e venien e nje tjetri as ne zevendesimin e nje grupi politik me nje tjeter. Kjo eshte e pamjaftueshme. Viti 97 na e provon.
Ajo cfare duhet bere eshte te ndryshoje fryma fryma e mbajtjes se pushtetit me dhune a me arrogance fryma e korruptimit te njeriut e te institucionit te lajmit e te gazetarit fryma e talljes me voten e gjithkujt nga kushdo posa merret pushteti.
Shprehja qe rezultatin ne Tirane do ta vendosin daltoniket dmth ata qe nuk dalluan ngjyrat e hodhen votat ne kutite e gabuara eshte shume cinike por ka nje thellesi me te madhe nga sa duket me te paren. Ne jemi popull daltonik. Daltonizmi eshte dhuna e shumices mbi pakicen. Shumica vendos qe kjo ngjyre do te quhet jeshile pakica e sheh te kuqe. Daltonizmi yne si popull ka te beje me faktin qe jemi gati te vritemi te gjithe per ate ngjyren qe e shohim ndryshe. Ajo ngjyre behet flamuri yne i luftes.
Kjo eshte fryma qe na coi te 97-a e qe na solli te 2011-a. Ne ia veme fajin ngjyres kur ngjyrat jane vetem ceshtje emertimesh. Ngjyra jone eshte e bardha dhe e zeza. Berisha i zi Rama i bardhe.
FILLIMET E KUJTESS
Ne cdo genjeshter jane dy vete thote personazhi i animuar Homer Simpson ai qe genjen dhe ai qe genjehet. Genjeshtra e pare e demokracise ishte premtimi per nje cek te bardhe. Nje cek qe do ta sillnin amerikanet. Une nuk e harroj kete.